Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në det, liqen e lumenj sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Për kryeministrin Edi Rama ky është një lajm i mirë, ndërsa ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve dhe kontrolleve për ruajtjen e mjedisit.

“Lajm i mirë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj”, shkruan Rama.