Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga festa e Karnavaleve në Korçë.

Me argëtim muzikë dhe buzëqeshje, është çelur në këtë mënyrë sezoni turistik në qytetin e bukur të Korçës turistike. Qytetarët kanë hequr maskën e anti-COVID dhe kanë veshur maskën e karnavaleve plot ngjyra.

Me këto pamje të veçanta të rilindjes së Karnavaleve të Korçës të cilat mbahen prej vitit 2008, kryeministri i ka uruar të gjithë një ditë të mbarë.