Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri i vendi Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm shumë të mirë për të gjithë.

Ai ka bërë me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania. Në postimin e tij, Rama gjithashtu nënvizon faktin se me këto regjistrime shmangen radhët mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.