Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme sesionin e katërt online me aplikantët për “Gati për Shqipërinë”, me të rinjtë që bënë një prezantim të shkurtër të CV-së së tyre. Rama ka bërë me dije se kjo mënyrë vlen për të njohur aplikantët si dhe eksplorimin në fusha të ndryshme. “Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe këtë herë me aplikantët për nismën #GatiPërShqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]”, shkruan Rama. Në fund, Rama ka pasur edhe një mesazh për ta. “Mbani kontaktin për cdo gjë që nuk shkon me Borën, se jemi në Tiranë, e dimë si ndodh, tha Rama.