Në kuadër të Minishengenit Ballkanik, këtë të martë tre liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë zhvilluar një takim online.
Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë takim sipas kabinetit të Vuçiç është diskutuar për hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën Evropiane në tërësi.
Ndër të tjera liderët kanë rënë dakord se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në BE, por që Bashkimi Evropian gjithashtu ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane.
Gjithashtu theksohet se presidenti i Serbisë dhe Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore kanë shprehur dëshirën që katër liritë evropiane, lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, të fillojnë të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë rajonin, dhe që në këtë kontekst do të ofrojë mbështetje të plotë Samitin e Procesit të Berlinit, më 5 korrik.
Ndërkohë kujtojme qe Kosova ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim. Kosova nuk e njeh “Shengenin Ballkanik” dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara.