Më shumë se 23 mijë persona të grupmoshës 18-50 vjeç kanë aplikuar në portalin e-Albania për të marrë një nga vaksinat anti-Covid.
Mbi 4 mijë aplikime janë bërë vetëm në dy ditë që nga njoftimin për mundësinë e vaksinimit të të gjithë personave mbi 50 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë aplikime të mëhershme po në portalin e-Albania.
Në një intervistë për Televizionin Klan, Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, bën me dije se procesi i vaksinimit për këta persona do të shtrihet në dy ditë, 29 dhe 30 Korrik.
3 vaksina, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac do të jenë në dispozicion për imunizimin në bazë të planit kombëtar të vaksinimit.
Aktualisht procesi i vaksinimit po vijon me disa grupe risku dhe personat mbi 50 vjeç. Sipas të dhënave, zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani janë injektuar mbi 935 mijë vaksina, grupmosha mbi 70 vjeç, zë dhe pjesën më të madhe. 70% e kësaj grupmoshe i ka marrë të dyja dozat e vaksinës./Tv Klan