Qershori shënon një rekord pozitiv të pandemisë në vendin tonë. Veç rasteve te reja te infektimeve që kanë ardhur çdo dite në ulje, java e parë e këtij muaji është mbyllur pa asnjë vi ktime si pasojë e infektimit me virusin Sars Cov 2.
196 persona ja kanë dale që përgjatë ditëve të para të Qershorit të mposhtin virusin pandemik dhe të konsiderohen të shëruar. Java e parë e Qershorit ka regjistruar numrin të ulet të totalit të infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë dhe krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
59 raste të reja me Covid janë identifikuar me anë të analizave laboratorike, shifër kjo që në Qershorin e vitit që lamë pas ishte 75 të infektuar. E shtuna ka regjistruar dhe numrin me të ulet të infektimeve ditore me 2 raste, e cila nuk ishte hasur që në 18 Maj të 2020, kur është shënuar i njëjti numër rastesh të reja të të infektuarve.
Në rënie të vazhdueshme është edhe numrin total i të infektuarve aktiv. Aktualisht vetëm 296 persona janë me Covid në të gjithë vendin, prej të cilëve 30 po marrin trajtim mjekësor në spitalin Covid 1 në kryeqytet.