Tirana Airport Partner informoi sot se rifilluan fluturimet direkte me Kretën, Greqi. TIA sjell në vëmendje faktin se pasagjerët që udhëtojnë në Greqi duhet patjetër të plotësojnë 24 orë përpara udhëtimit formularin online PFL, ndryshe e kanë të pamundur të udhëtojnë. “Është i detyrueshëm regjistrimi dixhital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit”, bën të ditur TIA.
Përmes këtij formulari sigurohet informacion i detajuar mbi pikën e nisjes së pasagjerit, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm në vendet e tjera dhe adresën e vendqëndrimit në Greqi. Në rast të qëndrimit në disa vende, pasagjerit i kërkohet të jap adresën së paku për 24 orët e para.