Qeveria ka rihapur garën ndërkombëtare për zgjedhjen e një kompanie e cila do të ndërtojë tunelin e Llogarasë. Ofertat për shoqëritë e interesuara do të priten deri më 28 korrik, dhe nëse nuk do të ketë ankesa pritet që punimet për këtë vepër të nisin në fund të vitit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e anulloi tenderin e parë duke përjashtuar të 6 kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit. Tuneli i Llogarasë do të do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milion euro.
Ai do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë. Programohet që vepra të përfundojë pas 3 vjetësh e 1 muaji.
Qafa e Llogarasë pas ndërtimit të tunelit do të përshkohet për 6 minuta duke reduktuar kohën prej 55 minutash që i duhet sot automjeteve për të kaluar Llogaranë, ndërsa do të lidhet me Urën e Shën Elizës me aksin e ri për të cilin kanë nisur punimet Dukat-Orikum.