Sara dhe Atdhe janë një nga çiftet më të përfolura të kohëve të fundit. Të dy konkurentët dolën nga “Përputhen” së bashku për të shijuar romancën e tyre edhe jashtë programit por mesa duket “magjia” zgjati shumë pak.
Pas thashethemeve të fundit duket se çifti janë ndarë dhe Sara menjëherë e ka zëvendësuar Atdheun. Ndërsa konkurenti nga Kosova ka vijuar turin e “Përputhen” në qytete të tjera, Sara po shijon ditët e nxehta në shoqërinë e një tjetër djali misterioz. Mbetet për tu parë nëse ‘djali misterioz’ do të prezantohet apo Sara do të kthehet sërish te Atdheu!