Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas miratimit të shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta nga detyra ka thënë se fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.

Balla i kërkoi kolegëve të tij që të mos bëjnë asnjë lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo është një institucion i pavarur dhe duhet të na mbetet vetëm të presim vendimin e saj.

“Duhet të bashkohemi në heshtjen ndaj çdo lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi Kushtetuesen që është një institucion i pavarur dhe ai duhet të flasë e ne të tjerët duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbyllet këtu. Në shtator parlamentin duhet ta mbledhë Presidenti dhe nëse nuk e mbledh ai ka të drejtë të vetëmblidhet brenda 10 ditëve”, tha Balla.