Pra pak javësh në mediat e huaja u publikuan disa foto, në të cilat Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi, shiheshin duke shkëmbyer puthje me një person të tretë. Në disa fotografi Rita shihej duke u përqafuar me Taikan dhe aktoren Tessa Thompson. Ndërsa disa imazhe të publikuara më vonë tregonin Taikan teksa puthte Ritën dhe më vonë edhe Tessan. E nga ana tjetër, të afërta dhe intime shiheheshin edhe dy vajzat e famshme. Në lidhje me këto foto, Taika mori kritika të forta edhe nga bashkëpunëtorët e tij, drejtuesit e “Marvel”. “Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, ka thënë një person i brendshëm i prodhimit, i cili ka shtuar se drejtorët e “Marvel” mendojnë se Taika ka kaluar gjithë kufijtë me këto veprime.

Mirëpo regjisori duket se nuk mendon të njëjtën gjë si bashkëpunëtorët, në një intervistë të dhënë se fundmi për “Sydney Morning Herald”, Taika ka thyer heshtjen për fotot e bujshme.

Ai ka thënë se nuk kishte asgjë të keqe në ato foto dhe në fund të fundit tashmë çdo gjë është harruar. “Mendoj se në botën e internetit, çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”, është shprehur Taika.

Ndërsa Waititi nuk e konfirmoi romancën me Rita Orën, ai u shpreh mirënjohës për të gjithë njerëzit që e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij në Sydney. “U mirëprita dhe të gjithë ishin shumë të bukur. Në kohën kur unë nuk mund të shihja fëmijët e mi për 7 muaj, ndihesha mirë që të paktën rrethohesha nga njerëz që më bënin të ndihesha si në shtëpi”, është shprehur Taika.