Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim bilateral me drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy administratave doganore.

“Gjatë këtij takimi me homologun turk, Gazheli vlerësoi angazhimin e të dy administratave për një partneritet reciprok në disa fusha, si lehtësimi i tregtisë, shkëmbimi i informacionit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta”, bëri të ditur zyra e shtypit e DPD-së.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës dyditore që Kryeministri Edi Rama, po zhvillon në Turqi, ku në qendër të saj është ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.