Për të gjithë të apasionuarit pas ngjitjeve në mal dhe natyrës, egziston një shteg i ri për ecje me distancë të gjatë, shtegu i Ngjyrave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit.
Pamjet mahnitëse të natyrës së paprekur i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.