Nga Ylli Pata/ Shqipëria është vendi i dytë i Ballkanit Perëndimor që është anëtar i Këshillit të Sigurimit jo i përhershëm i OKB-së.

Vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka qenë anëtare e këtij bordi të rëndësishëm botëror, ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk kanë qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Ndërkaq, nga vendet e Ballkanit, Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë një herë anëtare e KS, kurse Greqia ka qenë dy herë, ndërsa Turqia është zgjedhur katër herë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Anëtare e këtij bordi ka qenë edhe Rumania 4 herë dhe Bullgaria 2 herë.

Përpara viteve 90, pjesë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka qenë edhe Jugosllavia e Titos, që kishte një prestigj të rëndësishëm ndërkombëtar.

Për tu zgjedhur duhen votat e 2/3-at e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të thotë, shumicës së vendeve që janë anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qënia në Këshillin e Sigurimit përbën një rast për diplomacitë e të gjithë vendeve, sidomos ata të vogla, pasi i jep mudnësinë të jetë në tavolinat e korridoret e rëndësishme të lobimit dhe vendimeve ndërkombëtare. Megjithatë, përveç një rast, është edhe një përgjegjësi delikate, pasi siç mund të lësh përshtypje pozitive, është rasti edhe të prishës imazhin nëse nuk tregohet përgatitje, sidomos gjatë debateve të rëndësishme që zhvillon Këshilli i Sigurimit. Ka raste, kur në mbledhjet e Këshillit përfaqësuesit e vendeve të mëdha që janë pjesë e pesëshes të kenë debate me anëtarët për çështje të ndryshme.

Kosova është pjesë e debatit të OKB-së dy herë në vit, e në këtë rast qëndron si shansi i një dalje pozitive të Shqipërisë në këtë rast edhe me Kosovën prezente në tryezë, por edhe problemi se dueli me Rusinë e Serbinë mund të dalë jo mirë.

Është thuajse e njohur trajtimin që përfaqësuesi rus në OKB i bën përgjithësisht Prishtinës dhe vendeve të vogla në Këshill, Gjithsesi qënia e SHBA-së dhe aleatëve të Perëndimit është gjithashtu mundësi për koordinim dhe ndihmë në trajtimin e çështjeve.

Zgjedhja e Shqipërisë në këtë forum, natyrisht nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e aleatëve të mëdhenj, duke u nisur nga SHBA në rasdhë të parë, që ka ndikuar me lobimet e saj, por natyrisht edhe vendet e Bashkimit Europian, si dhe Turqia kanë shfrytëzuar infuencën, Kjo arritje është edhe mundësi, por edhe rrezik nga ana tjetër…