Kryeministri Edi Rama tha se mos pasja e nja date për konferencën e parë ndërqeveritare nga BE për negociatat, tashmë nuk është një problem që lidhet me vendin tonë, por me vetë BE, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.
Rama tha se tashmë do të pritet vetëm kur BE të jetë gati, ndërsa do të vijohet me reformat për zhvillimin e vendit.
Rama: S’ka të bëjë me ne, ka të bëjë me BE , por nuk jam i shqetësuar dhe nuk po humbas gjumin se kam gjëra tjera më të rëndësishme për të mbetur pa gjumë, ne e kemi bërë punën tonë , kjo është e gjitha dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë, kur të jenë gati ata le të na e thonë.
Sfida për ne është të ndërtojmë shtet evropian, sepse kjo është ajo çfarë kërkojnë fëmijët tanë dhe çfarë meritojnë vendet tona.
Unë nuk do thoja qëndrimi bullgar, çdo vend i BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa e tjetër e familjes, kjo lidhet me Maqedoninë dhe Bullgarinë kaq. Ata thonë se na duan por s’janë gati për martesë. Do t’i presim kur të jenë gati.