Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur në lidhje me situatën e depozitimit të plehrave në Durrës. Çuçi tha se këto dy ditë do të marrë zgjidhje kjo problematike, ku shtoi se ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.
‘Do të marr një zgjidhje të shpejtë këto dy ditë. Është folur se ku do të depozitohen. Kjo është përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm është një përgjegjësi kontraktuale e pushtetit vendor me kompaninë që ofron shërbimet në raste të tilla. Kjo është përtej përgjegjësisë sime. Si ministër i Brendshëm kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.’- tha Çuçi.