Ambasadori i BE-së në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e sapo rizgjedhur të PD-së Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.

Soreca ka zbuluar se diskutimet me Bashën ishin për situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re si dhe procesin e integrimit në BE të Shqipërisë.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i Partisë Demokratike u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë”-shkruan Soreca në Twitter.