UEFA ka vendosur të hapë një hetim në lidhje me ngjarjen e turpshme që ndodhi gjatë takimit Austri-Maqedonia e Veriut (3-1). Pasi shënoi golin e tretë, Arnautovic ofendoi dhe shau nga nëna shqiptarin Alioski. Më pas erdhi falja, lojtari austriak me origjinë serbe theksoi se nuk ishte ra cist dhe kishte shumë miq shqiptarë, por tashmë pritet të dë nohet për veprimin e kryer. UEFA ka nisur hetim dhe sanksionet në këto lloj rastesh janë të ashpra.

“FFM dënon ashpër su lmin nac io nalist të futbollistit austriak Marko Arnautoviç, pas golit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë, drejtuar Ezgjan Alioskit. Gjithashtu, informojmë se kemi dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim maksimal për Marko Arnautoviç.

Si ‘Shtëpia e futbollit’ çdo herë jemi kundër nacionalizmit dhe dis kri mini mit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve dhe su lm eve, të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave, për të cilat të gjithë lu fto j më“, shkroi dje Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.