Pas përballimit me sukses të situatës së pandemisë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të zgjerojë shërbimet. Në këtë spital të rëndësishëm është bërë një investim shumë i madh për shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë, teksa ka përfunduar edhe investimi në një laborator shumë modern analizash.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, teksa inspektuan nga afër punimet.