Një studim ka treguar se konsumi i frutave dhe perimeve shoqërohet me më pak stres. Studimi i botuar në “Clinical Nutrition” zbuloi se njerëzit që konsumonin 470 gramë fruta dhe perime në ditë përjetonin 10 përqind më pak stres sesa ata që konsumuan 230 gramë.

Rezultatet u përsëritën duke konfirmuar se ata që konsumonin fruta dhe perime në sasi të mëdha ishin më të mbrojtur ndaj stresit të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Kërkimet theksojnë se njerëzit mund të shpëtojnë nga ankthi duke rregulluar mikrobiomën e tyre të zorrëve me ndryshime dietetike.

“Stresi kronik dhe i pakontrollueshëm mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin mendor dhe gjithashtu të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore të tilla si sëmundje të zemrës, diabet, depresion dhe çrregullime ankthi,” tha Dr. Simone Radavelli-Bagatini.