Qumështi i nënave të infektuara nga COVID-19 nuk përmban gjurmë të virusit, por është nga ana tjetër një vektor antikorpesh, sipas një studimi të kryer nga qpndra kërkimore publike spanjolle, që rekomandon gjidhënien edhe në rast të kontaminimit me COVID-19.
“Sipas këtij studimi të kryer në kuadër të një iniciative që quajtur MilkCorona nga Këshilli i Lartë i Kërkimit Shkencor (CSIC) dhe një spital universitar i Valences, asnjë prej mostrave të qumështit të gjirit të analizuara nuk përmbanin gjurmë të ARN-së së koronavirusit”, theksoi María Carmen Collado, studiuese e ngarkuar me projektin.
“Por, ato përmbajnë antitrupa të zhvilluara nga nëna, gjë që sugjeron se qumështi i nënës është një vektor i transmetimit të antikorpeve”, shtoi ajo.
“Rezultatet nënvizojnë rëndësinë e rekomandimit të ushqyerjes me gji në mënyrë sistematike në të gjitha rastet në të cilat nëna ka pak ose aspak simptoma”, theksoi Cecilia Martínez Costa, nga departamenti pediatrik i Spitalit Clínico de Valencia.
“Ky studim gjithashtu analizoi praninë e antitrupave në qumështin e gjirit të 75 grave të vaksinuara me Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca dhe tregoi se të gjitha mostrat përmbajnë antitrupa në nivele të ndryshme në varësi të vaksinës”, shtoi deklarata.
Studimi ka treguar gjithashtu se qumështi i nënës që ka marrë një dozë vaksine pasi është prekur nga virusi dhe ai i grave që kanë marrë dy dozat dhe nuk janë prekur nga COVID-19 përmbanin të njëjtin nivel antikorpesh.