Të shtunen e 12 qershorit, në ditelindjen e 30-të të partisë socialiste, strukturat kanë vendosur të mbledhin Kongresin e jashtezakonshem. Siç dihet deri më tani, PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.

Burime për AlpeNews.al bëjne me dije se Kongresi do të mbahet në oren 17:30, por surpriza e vërtetë vjen pikerisht tek vendi ku do të mblidhen socialistët. Kryeministri Edi Rama dhe organizatorët, duket se kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”. Kjo do të jetë hera e parë që në arenën e futbollit, do të mbahet një organizim i tillë që pritet të jetë i përmasave të mëdha.

Edhe më parë, socialistët jane mbledhur në ambiente të hapura, diktuar edhe nga kushtet e pandemisë globale të shkaktuar nga virusi vr asës COVID-19, siç ka qenë Amfiteatri i Liqenit apo sheshi “Skenderbej” në Tiranë për hapjen dhe mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur, dhe gjithçka duket gati dhe e mirëorganizuar. AlpeNews.al