Sytë e fryrë ndodhin kur indet përreth tyre mbushen me një lloj lëngu çka shkakton kruajtje ose dhimbje, shkruan faqja pazienti.it. Shenjat dhe simptomat e ënjtjes së syve mund të përfshijnë lotim të tepërt, irritim dhe skuqje të tyre. Pothuajse çdo shkak i inflamacionit në zonën e syve mund të shfaqet si ënjtje e qepallës, megjithëse reagimet alergjike janë ndoshta shkaku më i zakonshëm.
Me reaksione alergjike, sytë gjithashtu mund të jenë të skuqur dhe të kruhen dhe të fryhen. Trajtimi i syve të fryrë varet nga shkaku. Nëse keni një infeksion, mund t’ju duhet të përdorni pika antibiotike për sytë, vajra ose krem për t’ju ndihmuar në largimin e simptomave tuaja.
Nëse kjo nuk ju ndihmon, mjeku juaj mund të përshkruajë antibiotikë oralë. Mund të merren edhe ilaçe steroide. Për të lehtësuar simptomat e syve të fryrë, kujdesuni për sytë tuaj dhe mbani të pastër zonën rreth syve duke vendosur një kompresë ose një leckë të pastër dhe të lagur mbi sytë dy herë në ditë për 15 minuta.
Kjo do të lirojë koren nga qerpikët dhe do të ndihmojë në heqjen e sebumit që mund të bllokojë gjëndrat e lotëve. Kujdesi për sytë e thatë ka të bëjë me përdorimin e lotëve artificialë për të mbajtur sytë tuaj të lagur. Pikat antihistamine mund të ndihmojë më tej në rast të alergjisë.