Ministri Çuçi tha se do të ketë ndryshime në komisariate e drejtori të policisë ndërsa shtoi se do të kërkohet edhe hetim të pasurisë së drejtuesve me makina të shtrenjta që kanë shkelje të përsëritura në drejtimin e mjetit. Ai tha se policia nuk ndal parcela plazhi por ruan zbatimin e ligjit aty për mos prekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje.

“Ka rregulla e procedura transparente në ndarjen e plazhit, policia nuk ndal parcela plazhi por zbaton ligjin për mosprekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje. Kam vënë re se disa flasin m të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën. Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim. Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës. Brenda javës ndryshme në drejtori e komisariate të policisë në vend”, tha Çuçi