Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë
Blinken: Ju falenderoj shumë së pari që jeni këtu sot, por çfarë është më e rëndësishme ju falenderoj për punën e bërë së bashku.
Për çfarë ju jeni sot këtu dhe çfarë kemi bërë, po vendosni një shembull për sigurimin e rrjeteve teknologjike, kjo është shumë e rëndësishme dhe mesazh i rëndësishëm për të përçuar, jam i lumtur dhe për marrëveshjet që e tjera që kemi bere si për stërvitjen Defender presim me padurim të merrni vendin në këshillin e sigurimit, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë, dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë.
Rama: Ne e kemi ndërmarrë këtë nismë prej disa kohësh dhe kemi kërkuar që dhe vende të tjera të bëhen bashkë , për një korridor të sigurt komunikimi, që të mos kompromentohet nga aktorë të tretë, që jo pak herë janë dashakeqe, jemi falenderues, shpresojmë që së bashku të bindim dhe të tjerët.