Kur jeni në det, përpara se të zhysni trupin në ujë fillimisht lagni qafën. Kjo na ndihmon të mësohemi me temperaturën e ujit. Shumë prej jush mund ta aplikojnë si metodë.
Nga ana tjetër njerëzit që jetojnë në shkretëtirë mbrojnë qafat e tyre nga dielli duke e mbuluar me një leckë. Ka një arsye për këtë.
Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së kontrollit të temperaturës së trupit. Sistemi i termostatit është afër. Për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi. Prandaj nuk është ide e mirë të bëni ushtrime para se të flini.
Nga ana tjetër, i ftohti nxit gjumin. Nëse keni vështirësi të flini, vendosni një leckë të lagur në qafë , të cilën e vendosni në frigorifer gjatë ditës. Kjo ndjenjë e freskisë ka shumë të ngjarë të ju ndihmojë të flini si një foshnjë.