Megi Fino, vajza e ish-deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino, është emëruar zv.ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Megi Fino u bashkua me Partinë Socialiste në 12 qershor, ditën që u mbaj dhe Kongresi i Partisë.
Po sot janë liruar nga detyra dy zëvendës ministria të cilët në shtator presin që të marrin mandatin e deputetit.
Petro Koçi ka ikur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Etjen Xhafaj nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.