Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të kryer vaksinën kundër koronavirusit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë, fton qytetarët të grupmoshë mbi 57-vjeç dhe persona që i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit, ndërsa thekson se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.
“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”, shkruan Manastirliu në rrjetin social “Facebook”.