Dita e parë pa priorizimin e vaksinimit në Francë. Kërkesa është e lartë – veçanërisht tek të rinjtë. Por radhë të gjata përpara qendrave të vaksinimit nuk kishte. Aktualisht sasia e vaksinës është e mjaftueshme.
Që herët në mëngjes vihen në radhë ata që duan të vaksinohen. Kryesisht të rinj midis 18 dhe 30 vjeç, pa sëmundje të mëparshme. Atyre iu desh të prisnin gjatë, derisa të hiqej përparësia e vaksinimit. Dhe tani kjo ndodhi.
Florian Courell është i lumtur që tani e ka radhën ai. “Para së gjithash, sepse së shpejti do të mund t’i vizitoj gjyshërit krejt i shpenguar. Dua veç kësaj dua të shkoj me pushime në korrik, kështu që është e rëndësishme. Dhe kam nënshkruar një kontratë pune në një restorant. Në këtë situatë, vaksinimi nuk është keq,” thotë 21-vjeçari nga Lille në kanalin televiziv Francez France 3.
Orare të organizuara mirë
Sidoqoftë, të hënën nuk kishte radhë të gjata përpara qendrave të vaksinimit, nuk kishte kaos. Oraret e vaksinimit janë organizuar relativisht mirë në Francë. Oraret mund të rezervohen mjaft lehtë përmes platformave të ndryshme në internet, veçanërisht në qendrat e vaksinimit.
Bildergalerie Frankreich vor landesweitem Lockdown | Montigny-le-Bretonneux, Impfzentrum
Kur të enjten e javës së kaluar u aktivizuan pa priorizim oraret e reja të vaksinimit që prej 31 majit, dyndja në platforma ishte e madhe, thotë Thomas Devlaeminck nga faqja e internetit Covid-Tracker/Vite ma Dose: “Ne kishim mbi 3 milionë kërkesa. Dhe pastaj patëm problemin që numri i orareve nuk u rrit sa duhet shpejt”.
500.000 orare vaksinimi në ditë
Një mesatare prej 500.000 orare vaksinimi në ditë mund të rezervohen aktualisht online – akoma shumë pak, sepse me përfundimin e priorizimit të vaksinimit, veç grupeve prioritate të drejtë për t’u vaksinuar janë edhe 28 milionë njerëz të tjerë. Se kur aktivizohen oraret e vaksinimit, kjo varet kryesisht nga koha dhe sasia e vaksinave që mbërrin në qendra.
Në qershor pritet të ketë pothuajse dy herë më shumë doza vaksine se në maj, tha kryeministri Jean Castex gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në afërsi të Parisit. Numri i orareve në internet tani do të rritet hap pas hapi: “Në qershor do të marrim 27 milion doza vaksinash. Kjo do të na mundësojë të rrisim numrin e vaksinave të dyta në qershor. Dhe në të njëjtën kohë të zgjerojmë edhe më tej sistemin tonë të vaksinimit.”/DW