Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lyen ka reaguar me shqetësim për mutacionin indian të koronavirusit. Gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, bëri thirrje që autoritetet të qëndrojnë vigjilentë dhe se sipas saj duhet të ketë një gatishmëri të koordinuar dhe në rast se do të ketë rritje të ngarkesës virale atëherë të ketë shtim të masave.

“Ne jemi të shqetësuar për mutacionin Delta. Edhe pse thuajse gati 60 % e qytetarëve në Europë janë vaksinuar me të paktën një dozë”, është shprehur Ursula von der Leyen.

Më tej ajo u ndal tek Britania duke shtuar se varianti indian atje përbën mbi 90% të rasteve.

“Ne duhet të koordinojmë masat nëse do të jetë e nevojshme, ndryshe të gjitha përpjekjet tona të deritanishme do shkojnë dëm. Maskat dhe distanca duhet të që ndërrojnë, ndërsa fushata e vaksinimit duhet të vazhdojë. Kjo është mënyra më e mirë për t’u marrë me mutacionet”, ka shtuar më tej Von der Leyen.