Aktualisht, në shërbimin e Infektivit janë duke marrë kujdes shëndetësor për koronavirusin vetëm 20 pacientë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook. Ndërsa, raste aktive në vende janë më pak se 200. Edhe pse shprehet se jemi drejt daljes “nga tuneli i pandemisë”, ministrja bën thirrje për vigjilencë dhe kujdes.

Postimi:

10 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se aktualisht në vendin tonë janë në pas se 200 raste aktive në vend. Duke ju bërë thirrje qytetarëve të mos e ulim vigjilencën por të vijojë të zbatojnë rregullat antiCOVID, Manastirliu shkruan se 20 pacientë COVID po trajtohen aktualisht në Spitalin Infektiv.

“Punë e palodhur e stafit të #Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital. ? Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me #covid19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.