Shqipëria po shkon drejt triumfi ndaj COVID-19, duke qenë se nga dita në ditë numri i rasteve të reja po vjen në ulje. Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar vetëm 5 raste të reja nga 2 621 testime të kryera në total. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. Ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Qershor 2021) Raste të reja ditore 5 Të shëruar në 24 orë 7 Të shtruar në spitale 9 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,621 Testime totale 768,559 Raste pozitive 132,481 Raste të shëruara 129,895 Raste Aktive 132 Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 43 Tiranë 40 Berat 11 Durrës 11 Lezhë 8 Elbasan 5 Gjirokastër 5 Korçë 3 Dibër 3 Kukës 2 Fier 1