Sigurisht që po, por fillimisht duhet të njihni karakteristikat tipike të bukurisë për secilën nga shenjat e zodiakut. Së dyti, duhet të jeni vigjilentë.

Dashi-Vajzat e Dashit mund të jenë të mrekullueshme: me tipare të theksuara dhe vetulla të errëta. Ato mund të kenë një fytyrë fëmijënore, por shikimi i tyre është sërish i mprehtë. Si një shenjë që sundohet nga Marsi, ato skuqen shpejt kur vendosen në siklet. Një këshillë për Dashin? Theksojini vetullat tuaja me një hark të bukur.

Demi-Femrat Dem janë njëkohësisht të forta dhe të buta. Kjo është një shenjë elegante dhe e rezervuar. Një përzierje midis feminilitetit dhe hijshmërisë. Qafa e tyre është elegante. Si një shenjë që drejtohet nga Venusi, kjo është e ndjeshme në aromë dhe prekje. Tregoni bukurinë tuaj natyrale pa qenë e nevojshme të bëni tualet më shumë seç duhet.

Binjakët-Binjakët reflektojnë dinamizëm dhe energji! Personat që i kanë planetet në konstelacionin e Binjakëve vërtet që shkëlqejnë. Ata kanë sy të shndritshëm që ndjekin mendjet e tyre kurioze dhe të interesuara për çdo gjë. Këshilla jonë për Binajkët ? Plotësoni gjithmonë pamjen tuaj me diçka të shndritshme.

Gaforrja-Pamja e Gaforreve është shumë femërore, me sy të mëdhenj, të ndjeshëm dhe si të përlotur. Gaforrja është e vetmja shenjë që përjashtohet nga hëna dhe këta njerëz mund të duken “si njeriu hënë” me një hundë me majë. Një këshillë për femrat e gaforres? Theksoni sytë tuaj të mrekullueshëm me hije gri.

Luani-Pamja e Luanit ngjan me atë të maces. Ato kanë një prerje dhe një stil flokësh të mrekullueshëm. Ato ecin me kokën lart me vetëpërmbajtje dhe siguri. Këshilla e bukurisë për luanin: mbajini flokët me më shumë volum.

Virgjëresha-Virgjeresha është e ëmbël dhe e vetmja nga të gjitha qeniet njerëzore që ngjan me shenjën e horoskopit. Virgjeresha ka tipare të qarta dhe të rregullta. Ajo është shenja e virtyteve duke qenë se personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë femërore dhe të përmbajtura.

Peshorja-Peshorja e Venusit është një shenjë e qytetëruar. Ata dallohen veçanërisht për tiparet e fytyrës të rregullta dhe simetrike. I rrethuar nga planeti i bukurisë, peshoret kanë një prirje të natyrshme drejt modës dhe drejtësisë. Këshill? Mos u sheqerosni shumë, mund të bëheni pak “të pisët”.

Akrepi-Sytë e Akrepit janë të zjarrtë, pasi kjo shenjë është e rezervuar, e tërhequr, e fshehtë dhe që nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Stili i tyre bukurinë e reflekton këtë, me një përzierje të stileve të make-up, të tilla si sytë e nxirë. Aura e tyre natyrisht jep ndjenjën e privatësisë. Ata janë me trupa të fortë, të fshehtë dhe të fuqishëm. Këshillë për Akrepin? Qëndroni misterioze.
Advertisement

Shigjetari-Moda e Shigjetarit ndryshon vazhdimisht duke qenë element i zjarrit. Ajo përfaqëson lëvizjen e pasionit në zodiak e cila i jep një shpirt aventurier dhe një shikim soditës. Ajo kanë një pamje të vendosur. Ashtu si Ahigjetari ata mund të ngjajnë me kalin me fytyrën e gjatë dhe flokët bisht. Këshillë për këtë shenjë është që ata të ngadalësojnë pak. Të mendojnë dy herë përpara se të përplasin derën.

Bricjapi-Femra e Bricjapit mund të duket e rezervuar, jo e ftohtë, por serioze dhe konservative. Ato kanë një pamje stoike, me një stil të errët, të projektuar dhe një make-up gjithmonë të përshtatshëm. Ata nuk marrin shumë rrezik përsipër, kjo lidhet dhe me stilin e tyre të bukurisë.

Ujori-Ujori është një karakter i pazakontë i zodiakut që duket jashtë mureve të estetikës. Ujorëve u pëlqen të jenë të ndryshëm, dhe shpesh mund të vijnë me një stil bukurie të veçantë. Ata kanë shpesh një fytyrë në formë zemre dhe një nofull të fortë. Mënyra e të veshurit thotë se ata janë jashtë çdo imagjinate. Mos bëni asgjë të çuditshme, qëndroni të veçantë në mënyrën tuaj.

Peshqit-Peshqit janë një shenjë e ujit dhe si të tillë mund të kenë një pamje shumë të butë dhe të freskët dhe sy si të përlotur. Të lindurit e kësaj shenje kanë flokë të mrekullueshëm, të trashë, të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të valëzuar. Trupat e Peshqve janë me një formë të pazakontë dhe gishtat po ashtu. Me një mendje prej artisti, femrat e Peshqve janë të tërhequr pas stilit të bukurisë dhe modës që reflektojnë format e detit, me një gri të lehtë ose hijet e syve ngjyrë lejla.