Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2021) Raste të reja ditore 4 Të shëruar në 24 orë 7 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2771 Testime totale 774,257 Raste pozitive 132,488 Raste të shëruara 129,910 Raste Aktive 124 Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 42 Tiranë 35 Durrës 12 Berat 10 Lezhë 8 Elbasan 5 Gjirokastër 4 Dibër 3 Korçë 2
Kukës 2 Fier 1