Në vitin 2016, Shqipëria mori për herë të parë pjesë në finalet e një Europiani.

Kuqezinjtë, asokohe të drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi bënë një paraqitje të mirë duke marrë edhe tre pikë në një grup ku ishte Franca, Rumania dhe Zvicra.

Pikërisht, ndaj rumunëve, Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0. Goli historik për kuqezinjtë u realizua nga Armando Sadiku, ndërsa UEFA ditën e sotme ka vensosur të kujtojë realizimin e elbasanasit.

Ndërkohë, padyshim ai moment mbahet mend nga të gjithë sportdashësit në Shqipëri, ndërsa tashmë punohet që kombëtarja të mbërrijë sërish nivelet më të larta.