Pamje spektakolare vijnë nga stadiumi “Parken” i Kopenhagenit. Sfida mes Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre për shkak se Eriksen pësoi një arrest kardiak në fushë dhe falë ndihmës së shpejt të mjekëve në fushë me masazhe kardiake arritën që të shpëtonin mesfushorin.

Eriksen u largua nga fusha në gjendje të qendrueshme e më pas u dërgua në spital për kontrolle të detajuara.

Familiarët e lojtarët konfirmojnë se Eriksen është në gjendje të qendrueshme dhe ka komunikuar me familiarët.

Në stadium, tifozët e Danimarkës dhe Finlandës kanë bërtitur në kor emrin e Eriksen.