Partia Demokratike po zhvillon sot procesin e saj të brendshëm zgjjedhor. Teksa prej disa javësh tre kandidatët në garë kanë kërkuar transparencë dhe seriozitet lidhur me listën e anëtarësisë që do të votojë, Lulzim Basha ka preferuar që të bëjë një “krastitje” të gjerë të saj duke larguar shumë nga ata që kanë kritikuar bilancin e tij në krye të PD.

Kjo çështje duket se është shënuar në një problem serioz në shumë zona të vendit ku ka pasur përplasje verbale dhe fizike. Më poshtë po përcjellim një moment nga zgjedhjet në Maliq ku anëtari ka goditur sekretarin e degës pasi ky i fundit i ka hequr emrin nga lista në mënyrë që të mos votojë. (TemA)