Kryeministri Edi Rama është takuar me sekretarin amerikan Antony Blinken. Ata kanë mbajtur një konferencë ku takimi u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.

Blinken vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në partneritet me SHBA duke u shprehur se:

“Faleminderit shumë që jeni sot këtu, por çka është më e rëndësishme, faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që kemi dhënë një shembull shumë të fortë për të tjerët sot për nevojën për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar dhe mendoj që kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’i dërguar të tjerëve dhe ç’është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku përfshi edhe stërvitjen Defender 21 që është përmbushur me kaq shumë sukses. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i fortë e më i thëllë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, tha ai duke shtuar: Ju po vendosni një shembull mjaft të mirë, jemi mirënjohës që ju kemi aleatë.

Ndërkohë Rama, u tregua i gatshëm për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin.

“Për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh e duke ju kërkuar edhe të tjerëve që të bëhen pjesë dhe të gjithë të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi e për ta vënë këtë korridor të shumë shërbimeve kritike në duar të institucioneve shqiptare që të mos lejojmë të kompromentohet nga aktorë të tretë. Shrpesoj që së bashku ne të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon”, tha Rama.