30 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmitë e disa qytetarëve që kanë kryer vaksinimin antiCOVID në dy ditet e vaksinimit të hapur. Manastirliu fton qytetarët të paraqiten prane qendrave të vaksinimit të cilat do të jenë të hapura deri ne oren 20:00 të mbrëmjes.

“Vijon në të gjithë vendin vaksinimi i hapur +18 vjeç në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, ku ekipet tona mjekësore po bëjnë një punë të palodhur për t’iu përgjigjur në çdo kohë nevojave të qytetarëve. ? Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00?? #VaksinohuSot #RuajShëndetin #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Në video e publikuar nga Manastirliu qytetarët kanë vlerësuar nismën për vaksinimin e hapur dhe duke shprehur vleresim për organizimin e këtij procesi. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955,498 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 399,246 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Procesi i vaksinimit po vijon të kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.