Ka nisur aplikimi për dokumente biometrikë për shtetasit shqiptarë në ishujt e Greqisë. Ministrja për Europën dher Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se, “nga Iraklio i Kretës nisëm projektin e shumëpritur, për realizimin e aplikimeve për dokumente biometrikë në ishujt Kretë dhe Rodos ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë” .
“Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të gjendet në këta dy ishuj, në dy qendrat kryesore të tyre, sipas datave: qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 29 dhe 30 qershor 2021. Qyteti Rodos, ishulli Rodos, në datat 1 dhe 2 korrik 2021”, theksoi Xhaçka
Ministrja per Europen e Punet e Jashtme bën të ditur edhe dokumentet që nevojiten për të aplikuar.
“Të gjithë personat e interesuar duhet të dërgojnë në postën elektronike .@.. kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në ishull” si dhe të dhënat e mëposhtëme në tekst: Emër Mbiemër i aplikantit; Numrin personal (NID); Kodin e aplikimit për pasaportë dhe kartë ID (03AT……); Adresën e qëndrimit – Ishulli”, thekson Xhaçka.
“Aplikimet kryhen falas dhe i gjithë informacioni për procedurën gjendet në: http: //punetejashtme .gov .al/…/aplikim- per-pasaporte…/”, përfundon Xhaçka.