Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar në fillim të kësaj jave një takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane. Takimi është bërë publik nga ambasada e SHBA në faqen e saj zyrtare. Ambasada thekson se në takim është diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparësitë e ambasadës në fushatë e demokracisë.

Kim i ka nxitur anëtarët e diasporës të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë. “Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, thuhet në njoftim. m.