Kryetari i PS në Fier, Petro Koçi ka folur për largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Në një prononcim për mediat nga Fieri, Koçi thotë se vendimi për t’u larguar nga PS i Ruçit ishte personal dhe kjo përvojë e tij i shërben shumë të rinjve. Ai thotë se dhe vetë u emocionua kur e dëgjoi Ruçin të komunikonte largimin, teksa shton se për të personalisht është një koleg dhe shok i pazëvendësueshëm.
Madje Koçi e konsideron kryeparlamentarin si institucion bashkimi në PS dhe nga këshilltarët më të mirë të Ramës. Për të, PD nuk e ka ende një shembull si Ruçi, ndërkohë që Berisha sipas tij do të bëhet një barrë më pak për Partinë e tij nëse do të largohej. ‘’Ruçi është një koleg dhe shok i pazëvendesueshëm. Vendimi tij për t’u larguar është personal. Me ketë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale. Besoj se do ta ndjejme për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit. Kjo përvojë do të na shërbejë shumë , veçanërisht të rinjve.
Gjithë pervoja e tij ështe nje vlerë e madhe vecanerisht për te rinjtë që vijnë në radhët e politikës. Jam koleg i vjetër i tij dhe u emocionova kur dëgjova vendimin për tu larguar nga politika aktive. Gramozi ka shfaqur aftesi e per të qenë konsultues sidomos tek socialistët dhe ka qene nje institucion për bashkimin në radhet e PS dhe një nga keshilltarët më të mirë qe ka pasur Edi Rama. Pervoja e tij flet shumë.
Kemi të bëjmë me një shembull që fatkeqësisht mungon. Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha i cili sapo është shpallur në përbërjen e një liste të zezë ne SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë nuk do as veten e tij. Po të largohej nga PD do ishte nje barrë më pak për PD. Duket që interesat personale janë më të forta sesa interesat publike, qofte edhe të partise së vetë qe ka drejtuar për shumë vjet. Kemi të bejmë me dy modele e dy kultura që në momentin qe flasim japin edhe mesazhin se sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin në politikë.’’- tha Koçi.