Edhe pse emrat e kandidatëve për kreun e PD ishin të shkruar qartë e zeza në të bardhë, ka pasur nga ata demokratë që mesa duket alternativat nuk i janë dukur ‘të mjaftueshme’.
Kështu në një nga fletët e votimit, është parë se si personi që ka shkuar të votojë nuk ka zgjedhur asnjë nga kandidatët, por ka shtuar një të pestë vetë. Atë të Sali Berishës,. Ditën e sotme nuk munguan edhe rastet e fotografimit të votës.