E urrejmë të japim lajme të këqija, por astrologjia i thotë gjërat ashtu siç i parashikon. Përveç Vitaminës D nga rrezet e diellit, disa shenja të horoskopit i pret një verë jo dhe aq e mirë. Të paktën për pjesën e mbetur të këtyre muajve.
Peshorja-Peshorja, kjo verë do të jetë e ndërlikuar. Dielli është në Gaforre deri në 21 Korrik. Ju i doni ditët e gjata të plazhit, muzikën e mirë. Sidoqoftë, Venusi dhe Mërkuri do të futen në shenjën tuaj drejt fundit të verës, përkatësisht më 16 dhe 30 gusht. Dhe pikërisht aty do të çliroheni.
Dashi-Ju ndoshta do të ndiheni “out”nga tani deri më 26 korrik, kur Mërkuri të shkojë në Luan. Mund të ndjeheni të zemëruar, të bezdiseni lehtësisht për çështje të vogla dhe mund të konfliktoheni lehtë me të tjerët. Sidoqoftë, sapo Mërkuri të bashkohet me Diellin tek Luani, do të ndiheni vetvetja. Një meditim qoftë edhe i shkurtër do t`ju bëjë mirë.
Demi-Fillimi i verës do të jetë një erë e re për ju, Dem. Ju dhe Gaforrja shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit këto ditë. Sidoqoftë, kur të hyjë sezoni i Luanit, më 21 korrik, gjërat fillojnë të bëhen të vështira. Do jeni të acaruar dhe të shqetësuar. Bëni një shëtitje të gjatë në park ose në plazh. Sapo Venusi të zhvendoset tek Peshorja më 16 gusht do të ndiheni shumë më mirë.