Ka disa njerëz të cilët u përkasin katër shenjave të horoskopit dhe e tregojnë qartë se dashuria është një pjesë integrale e jetës së tyre. Ata thjeshtë jetojnë me dashurinë dhe për dashurinë.

Nëse nuk janë të dashuruar ndjejnë një boshllëk, nuk janë të kënaqur dhe asgjë nuk ka kuptim për ta. Ata janë të interesuar vetëm të gjejnë gjysmën e tyre të dytë dhe në stomakun e tyre nisin telashet kur vuajnë prej dashurisë.

Cilat janë këto? I mësoni në këtë speciale të zodiakut që ju sjell noa.al përkthyer nga Astrology.gr.

Gaforrja: Ai/ajo është aq romantik dhe i ndjeshëm saqë me të drejtë njeriu i Gaforres konsiderohet si njeri i shenjës së lidhur me ngrohtësinë, butësinë dhe… përqafimet! Është aq intuitiv dhe i pranueshëm ndaj veprimeve të të tjerëve saqë preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të zhytet në emocionet e tij të rrëmbyera, sesa të ekspozohet në botën e jashtme, e cila është e zhurmshme, e pakuptueshme dhe shpesh shumë e vështirë për temperamentin e tij të ndjeshëm.

Kjo shenjë drejtohet nga Hëna, planeti që sundon emocionet dhe botën e brendshme të njerëzve. Gaforrja merret me gjithçka që ndodh rreth tij dhe i përjeton ato me emocione të thella. Gjithashtu sheh anën e tij romantike. Gaforrja është një shenjë e mirëfilltë femërore dhe mbetet e “mbërthyer” me dashuri gjatë gjithë jetës.

Peshorja: A keni takuar ndonjëherë një Peshore që nuk është romantike? Edhe nëse ai/ajo nuk e kërkon atë, natyra e tij sensuale rrezaton me praninë e tij, madje pa u përpjekur. Afërdita, perëndesha e bukurisë, dashurisë dhe luksit, është planeti që sundon këtë shenjë dhe ndikimi që ka, është jashtëzakonisht i dukshëm si në sjelljen ashtu edhe në pamjen e njerëzve të kësaj shenje super simpatike.

E gjithë jeta e Peshores varet ekskluzivisht nga marrëdhëniet e tij me të tjerët dhe veçanërisht nga ekzistenca e një personi i cili është objekti… i errët (apo edhe i dritës) i dëshirës së tij! Thellë thellë, çdo Peshore është e dashuruar me idenë e dashurisë së përjetshme, beson shumë tek dashuria e vërtetë dhe sigurisht nuk ka nevojë për përvjetorët e ndryshëm për të shprehur anën e tij romantike.

Akrepi: Emocionet intensive dhe pasionet e forta identifikohen plotësisht me natyrën e çdo Akrepi. Duket sikur ai vazhdimisht po përpiqet të dashurojë me pasion një person tjetër i cili natyrisht do të duhet që t’i përgjigjet në mënyrë të barabartë dhe duhet t’i dorëzohet dashurisë së tij të thellë dhe të rrezikshme!

Për Akrepin, dashuria është një emocion shumë transformues që e transferon atë nga monotonia e mjerueshme e realitetit dhe e çon në shtigje shumë më emocionuese. Pavarësisht nëse dashuria e tij zgjat ose zhduket, Akrepi do të transformohet në një farë mënyre. Planeti i tij sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me mister, sek.s, emocione absolute dhe ndryshime të thella të brendshme në aspektin e tij shpirtëror.

Peshqit: Kur flasim për Peshqit, ne po i referohemi shenjës më ëndërrimtare nga të gjitha. A keni takuar ndonjëherë një Peshk, mendja e të cilit nuk fluturon vazhdimisht në re? Kjo pasi ai vazhdimisht po ëndërron një botë shumë më magjike sesa realiteti që e rrethon dhe pa dyshim, plot e përplot me romancë!

Peshqit drejtohet nga Poseidoni, planeti i ëndrrave, iluzioneve dhe imagjinatës. Por, në fund të fundit, a nuk është romanca thjesht një fantazi që njerëzit e zakonshëm vazhdimisht kërkojnë dhe jetojnë për të? Jeta na ka mësuar se dashuria është një situatë që të bën të ndjesh se e pamundura bëhet e mundur. Dhe një Peshk e di shumë mirë këtë.