Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vetëm me anë të vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e covid-19.

“Vaksinim Vaksinim Vaksinim/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur. ***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit. #VaksinimiShpëtonJetë #ShqipëriaBuzëqesh” shkruan Manastirliu.