Ditët e nxehta e bëjnë të rrezikshëm ekspozimin e gjatë ndaj diellit prandaj nuk duhet të neglizhohet mbrojtja kundër tij. Ndiqni këto këshilla për të mbrojtur veten në mënyrë efektive nga dielli dhe për të shijuar momentet më të bukura pa djegie.
Zgjidhni kremin e duhur Preferoni kremin e duhur për ju dhe nevojat tuaja. Mos mendoni se kremrat kundër diellit me një indeks mbrojtjeje 50 parandalojnë djegien.
Riaplikimi Për t’u mbrojtur plotësisht nga dielli, është e rëndësishme të riaplikoni kremin tuaj për mbrojtje çdo 2 orë. Nëse jeni në det, riaplikimi duhet të bëhet më shpesh.
Sasia Mbani mend se sasia e duhur e kremit kundër diellit për fytyrën është një lugë çaji e plotë.
Aksesorët e domosdoshëm Një kapelë e madhe, syze dielli dhe rroba me ngjyra të lehta, përbëjnë kodine veshjes së plazhit dhe qytetit në mënyrë që të mbroheni plotësisht nga rrezet ultraviolet.
Hidratimi Hidratimi para dhe pas ekspozimit në diell gjithashtu luan një rol të madh. Ky hap qetëson lëkurën, rinovon shtresën e kornesë dhe ruan lagështinë për të cilën lëkura ka kaq shumë nevojë.