530 aplikime janë realizuar online përmes e-Albania nga Administrata Doganore gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021. Ndërsa përgjatë të gjithë vitit 2020 u realizuan 1044 aplikime.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se sot 92 % e shërbimeve doganore kryhen online, falë zbatimit të reformës së dixhitalizimit, gjë që ka sjellë reduktim të kohës dhe shërbim më të shpejtë për operatorët ekonomikë.
Aktualisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofrohen 34 shërbime, për të cilat qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë në rrugë elektronike.