Agron Duka ka bërë një status ku jep alarmin për ndotjen në Durrës. Ai thotë se të gjithë së bashku mund ta mbajmë këtë qytet të pastër.
Miredita miqte e mi durrsakë, sezoni i verës është një periudhë mjaft e intensive në Durrës, duke shtuar kështu konsumin dhe popullsinë.
Nëse secili prej nesh përkushtohet pak për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, subjektet turistike, hotele, restorante të mos derdhin e ujërat e zeza në det – të gjithë sëbashku mund ta mbajmë Durrësin tonë të pastër!
Ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve!, shkruan Duka.
Ndërkohë, gjejmë rastin që po me këtë mesazh të drejtë ta ftojmë dhe vetë zotit Duka që të japë shembullin i pari dhe të rehabilitojë derdhjet shumë vjeçare të mbetjeve të pularive të tij në kanalet që përshkojnë dhe ndosin disa fshatra.
Nëse se ka ndjerë ende kaosin mjedisor që ka shkaktuar përmes asaj ndotje, si politikan dhe si biznesmen e ftojmë të bëjë një vizitë kryesisht çdo mbrëmje dhe mëngjes ku qindra banorë detyrohen të izolohen brenda banesave të tyre për shkak të aromës së keqe.